Skandali i databasës sheshit, komisioneri i mbrojtjes së të dhënave blen makina të 2018 te Avni Ponari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.04.2021, 01:57

Shpesh herë kemi thënë se jetojmë në një vend çudirash dhe si vend i tillë, nuk duhet të na bëjë përshtypje asgjë që “ia vret” sytë një shteti europian. Mirëpo qëllon ndonjëherë që çudirat që ndodhin në Shqipëri të jenë aq “të çuditshme” sa të lënë çdo shqiptar pa fjalë. E njëri nga këto raste është padyshim edhe ky që do t’ju paraqesim ditën e sotme.

Siç e keni dëgjuar kudo, ditët e fundit bëri bujë egzistenca e një database ku gjendeshin të grumbulluara të dhëna konfidenciale për të gjithë shtetasit shqiptarë. Databasa përfshinte informacione thelbësore pëç çdo njeri, si emri, mbiemri, emrat e prindërve, adresa e shtëpisë, numri i identifikimit personal, vendi i punës, numri i telefonit e deri tek preferencat politike. Thuajse për çdo shtetas jepej informacion se për cilën parti mund të kishte votuar apo nëse ishte i besuëshëm si një votues i mundshëm për këtë apo atë parti.

Një ndër fushat që shkaktoi me tëpër “çoroditje” ishte dhe egzistenca e një “patronazhisti” apo “tutori” që supozohej se kishte nën mbikqyrje apo nën “kujdes” secilin nga votuesit. Me pak fjalë ky ishte një individ i ngjashëm me rolin e spiunit të partisë në kohën e komunizmit. Kudo në Europë zbulimi i këtij fakti do të përbënte një skandal të madh dhe shumë zyrtarë e jo vetëm, do të përfundonin në gjykatë për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mirëpo në Shqipëri një situatë e tillë jo vetëm është e pamendueshme, por përkundrazi institucioni që ka për detyrë mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve, kujdeset se si të bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve në mënyra nga më absurdet. Kështu rezulton se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka organizuar një tender për të blerë dy makina të vitit 2018. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-90428-03-18-2021 dhe me objekt “Blerje automjete 2 (dy) për Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2021”.

Tenderi në fakt rezulton të jetë i dyshimtë për disa arsye. Së pari sepse ka patur mungesë konkurrence pasi ka marrë pjesë vetëm një kompani dhe së dyti sepse vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit të tenderit. Duke hulumtuar dokumentat shihet se kompania e vetme që ka marrë pjesë në tender e që natyrisht edhe ka fituar, është “AVEL” me vlerë të ofruar 2,986,000 lekë të reja ose rreth 36 milionë lekë të vjetra me TVSH.. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të drejtuesit të shoqërisë “SIGAL”, Avni Ponari. Shihet qartë se në një kohë kur gjithë shqiptarëve “iu zien” koka se si mund të përpunohen e të përdoren kaq lehtë të dhënat e tyre personale, institucionet që duhet t’i mbrojnë e kanë mëndjen të blejnë makina lluksi me anë të tenderave multi-milionësh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit