JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

1.1 MILIARD LEKË në ditë | Partneri i NIKUT të përgjimeve të Ndranghetas lahet me paratë e popullit, s’ia ndjen për SPAK!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04/02/2021 18:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju kujtohet NIKU i përgjimeve të Ndranghetas, të cilit iu përmend emri si një prej bashkëpunëtorëve të anëtarëve-biznesmenë të klanit të mafias që pastrojnë paratë e krimit me anë të ndërtimeve të gradaçelave në Shqipëri? Pikërish bëhet fjalë për Besnik Halilin, i cili në përgjime flet për pazare 20% midis italianëve dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në përgjime, ai përmendet si një person i cili ka afërsi me pushtetarët dhe ndikim për t’i bërë ata të përfitojnë tendera publikë. Rikujtojmë se Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror. Ai ka në pronësi kompaninë GTS shpk, një prej përfitueseve më të mëdha të fondeve publike në Fushën e Shëndetësisë. Brenda një dite, bashkëpunëtori i tij Messer Albagaz, me administrator Vladimir Vladimirov më 29 Janar ka përfituar mbi 1.1 MILIARD lekë nga Buxheti i Shtetit për furnizim me oksigjen të lëngshëm spitalin e Korçës. Kompania e Vladimirov, me drejtues fantazmë por që ka monopolin e oksigjentit të lëngshëm bashkë me Nikun, ka lidhur marrëveshje kuadër me të gjitha spitalet e vendit dhe përfiton automatikisht të gjitha tenderat për oksigjen, madje edhe në kohë kur emri i partnerit të tij në të njëjtën fushë u lakua në përgjime dhe SPAK ka hapur një hetim mbi këtë çështje.

Ai ka përfituar të dyja lotet e tenderit me Objekt “Blerje oksigjen mjekësor, në kuadër të COVID-19, Spitali Korçë, Oksigjen mjekësor i lëngët” i hapur nga Litjan Broka i spitalit të Korçës. Njëri mbi 880 MILIONË LEKË, ndërsa tjetri mbi 241 MILIONË LEKË PA TVSH.


Investigimi/ NIKU i përgjimeve të NDRANGHETAS shtoi llogarinë me 1.1 MILIARD për 4 ditë!

Kush është Niku? Oligarku i Shëndetësisë në përgjimet e Ndranghettas me Veliajn! Pazare tenderash me 20%

Kompania e dyshimtë “Messer Albagaz”, bën namin me tenderat për oksigjen në spitalet shqiptare

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.