JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ende e vogël për martesë”, Tea dhe Erlindi me mendime të kundërta për lidhjet serioze
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/12/2020 19:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse në fillim të emisionit Andi kërceu me Tean, ditën e sotme në “Përputhen” ishte radha e takimit mes Teas dhe një prej djemve të rinj Erlindin. Takimi nisi shumë bukur me biçikleta rreth liqenit, por kjo nuk e pengoi Erlindin i cili është 23-vjeç që t’i tregonte Teas mendimet e tij të pjekura në lidhje me një femër. Gjatë bisedës Erlindi pranoi se nuk është djalë që eksperimenton në një lidhje, por qëllimi i tij është që të krijojë diçka serioze.

Por Tea duket se nuk ndan të njëjtin mendim me të pasi ajo tha se nëse ndihet mirë me një person, kalon kohë me të, ndihet e lumtur, kjo është një formë serioziteti. Më tej Tea theksoi se e ndjen veten ende të vogël për të kaluar lidhjen në fejesë apo një martesë. Ndërkohë që Erlindi tha se edhe ai ka në plan që të martohet pas të 30-ave.

Erlindi: Unë mendoj që gjithmonë është momenti i duhur për lidhje serioze, mendoj se gjithmonë është koha e duhur.

Tea: Çdo lidhje e konsideroj serioze, kalon kohë, qëndron me të. Por thjesht nuk e shikoj martesën si diçka të afërt.