JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kush është Melisa e “Përputhen” dhe çfarë po kurdis Mevlani që puthet me Shqipen?
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15/11/2020 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përputhen është kthyer në emisionin më të ndjekur të momentit ku ka thyer dhe rekorde klikimesh. Personazhet e tij janë më të komentuarit e momentit. Melisa është konkurrentja më e re e Përputhen e cila bëri bujë me hyrjen e saj pasi bëri një kërcim sensual ku ngacmoi edhe Fationin, duke shfaqur kështu hapur pëlqimin ndaj tij. Madje kjo nuk u prit mirë nga Ana konkurrentja tjetër e cila ka një pëlqim ndaj Fationit dhe janë komentuar shumë si çift.

Melisa i habiti të gjithë me zgjedhjen e saj për takimin e parë, i cili ishte Mevlani. Ky i fundit ka një karrierë në muzikë dhe së fundmi ka nxjerrë një videoklip ku shfaqet me ish konkurrenten Shqipen, një ndër më të komentuarat e këtij programi. Ndërkohë në takim me Melisën Mevlani shfaqej tepër i afërt dhe tentoi edhe ta puthte. Çfarë po kurdis Melvani me dy vajzat e Përputhen?

Dalja e Melisës në Përputhen nuk është e para për të, më herë ajo ka qenë Sofia tek Zonë e Lirë me Arian Çanin.

22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”. Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë.

Ndërkohë, me hyrjen e saj në lojë, Melisa u përplas me një prej djemve. Melisa shfaqi hapur mospëlqimin e saj ndaj Elvisit, i cili tashmë është duke dalë me Tean. Përveç kritikave që i bëri sjelljes së Anës dhe një fjale të shkëmbyer me Andin, më keq Melisa u kap me Elvisin.