JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dikur shoqe e ngushtë me Kim Kardashian, sot e lidhur me futbollistin shqiptar?
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15/11/2020 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

‘PRIVE’ ka konfirmuar se ish shoqja e Kim Kardashian, Larsa Pippen po ashtu ish-bashkëshortja e basketbollistit legjendar Scottie Pippen ka një lidhje me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi. Larsa dhe Scotti ishin të matuar prej 20 vitesh, por vetëm para dy vitesh u paraqit dosja për divorc.

Por ku qëndron lidhja e saj me futbollistin shqiptar?

Gjatë kësaj kohe ajo është perfolur për disa lidhje, ku më e fundit është me futbollistin shqiptar Krasniqi.

Në profilet e tyre ne rrjetin social Instagram ata kanë shkëmbyer disa komente që ngrenë dyshime se mes tyre mund të ketë diçka. Liridon Krasniqi ka lindur në Gjermani, ndërkohë që luan për një ekip malajzian.
Larsa Pippen nuk është më shoqe me familjen Kardashian, pasi siç ka thënë dhe ajo vetë fajtor për këtë largim është Kanye West.