JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Me pistoletë me 23 plumba në makinë, flet këngëtarja e njohur shqiptare: E harrova në çantë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/09/2020 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi u arrestua në pikën kufitare të Morinës për armëmbajtje pa leje, këngëtarja shqiptare Fjolla Morina u dërgua në paraburgim por aty gjendja e saj shëndetësore pësoi një kthesë të papritur dhe më pas u transportua për në spitalin e Kukësit. Ajo ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj. Pistoleta i është gjetur këngëtares në çantë dhe ajo ka pranuar se e kishte harruar në çantë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”,-u shpreh ajo.