JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Si t’jashtmit” Rudina shikon me dashuri Frrokun, plasin komentet: Sa e ke kontratën me kët?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/09/2020 7:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim një prej çifteve më të përfolura në showbizin shqiptar janë Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, kjo për shkak të lidhjes së bujshme të bërë kryefjalën e mediave që në momentin që u zbulua. Të shumtë janë ata që ndjekin në Instagram aktoren dhe shpesh i hedhin kunja për të dashurin e ri, teksa kjo e fundit nuk ia lë mangut.

Në një foto të fundit të postuar në profilin e Rudinës në Instagram, çifti janë duke parë njëri-tjetrin me dashuri teksa fotoja është shkrepur në qytetin romantik të Korçës.

“Si t’jashtmit”,-ka qenë përshkrimi i Rudinës dhe komentet nuk kanë qenë të pakta. “Për sa e ke kontratën me këtë?”,- i ka shkruar një komentues, teksa aktorja i është përgjigjur: Sa ta kem rrisk plak, hë për hë po e shijoj.