JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plagët e humbjes së të atit nuk i janë mbyllur ende, Rudina Dembacaj rrëqeth me fjalët prekëse: Skandal ba, skandal!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/08/2020 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moderatorja dhe aktorja e humorit shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj humbi para disa javësh të atin. Edhe pse thonë se "koha shëron", humbja e njerit më të dashur nuk mund të harrohet lehtë si dhimbje.

Këtë dhimbje Rudina e shfaq nëpërmjet statuseve shumë të shpeshta në rrjetet sociale. Ditën e sotme ajo ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për të atin e ndjerë: “Dmth…unë nuk do të prek më? Nuk do të puth më? Nuk do të qesh më, me humorin tënd? Skándal ba, skándal”.

Këto fjalë që të rrëqethin mishin Rudina i ka shoqëruar me një foto në prehër të babait të saj.