Nuk është ndonjë gjë e pazakontë që një çift t'ua vendosë emrin fëmijëve të tyre në bazë të diçkeje që ata duan apo pëlqejnë jashtë mase. Kështu për shembull, Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow u kanë vënë fëmijëve emrat e disa frutave që ata pëlqejnë shumë.
Tepër i emocionuar, një burrë, i cili është bërë xhaxha, Fred Quinn, më 11 shkurt ndau me ndjekësit e tij në Twitter, lajmin e mirë se i vëllai është shtuar me fëmijën e dytë. Ai i ka vendosur një emër mjaft të veçantë fëmijës së dytë. Mbesa e Fred ka gjithashtu një emër tepër unik. Ajo ka lindur në tetor të vitit 2018.
Teksa lajmëronte ardhjen në jetë të mbesës, Fred ripublikoi postimin e bërë rreth dy vite më parë në wTëitter, ku tregonte për emrin që i kishin vendosur fëmijës së parë. Postimi origjinal kishte marrë plotë 4 mijë pëlqime, ndërsa ky i dyti mori mbi 81mijë e 500 pëlqime për vetëm dy ditë. Në postimin e dytë, Fred tregonte emrin e mbesës numër dy.
Ai shkruan:
Fred shpërndau një screenshot të bisedës me të vëllanë, Victor Groce, ku tregohej një foto e mbesës së vogël, e cila mori emrin Indica.
Për të gjithë ata që nuk kanë shumë njohuri në lidhje me barin, SaTiva dhe Indica janë dy lloje të bimës së kanabisit. Victor dhe bashkëshortja e tij pa dyshim që kanë respektuar “dashurinë e përbashkët”, duke u vënë këta emra fëmijëve.
***
Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA