Shtëpia përfshihet nga flakët, 5-vjeçari shpëton motrën dhe më pas nxiton për qenin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2020, 09:56

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare nga Georgia, në SHBA është cilësuar si një heroi i vërtetë. Ai arriti të shpëtonte të motrën pasi shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri dhe më pas u kthye në banesë për të shpëtuar edhe qenin.

Noah ëoods po flinte në shtëpinë e tij në Bartow ditën e shtunë, më 9 shkurt, në momentin qëu zgjua nga tymi dhe pa flakët e zjarrit që po i afroheshin dhomës ku ai flinte bashkë me të motrën. E vogla, Lilly, është vetëm 2 vjeçe.

Ai u ngrit me shpejtësi nga shtrati, rrëmbeu të motrën dhe u largua nga zjarri i madh përmes një dritareje që gjeti hapur. Mirëpo, gjesti heroik i të voglit nuk u ndal me kaq.

Pasi vendosi të motrën në një vend të sigurt jashtë shtëpisë, vogëlushi u kthye sërish brenda, për të shpëtuar qenin e familjes. Më pas nxitoi për tek shtëpia e xhaxhait, i cili ndodhej aty pranë, për t'i treguar çfarë po ndodhte me ta. Më pas, bashkë lajmëruan pjesën tjetër të familjes.

house fire

Duke folur për CNN, Dwayne Jamison, shefi i departamentit të zjarrit në Bartow, tha:

Kemi parë edhe më parë fëmijë që lajmërojnë familjen nga një rrezik që u kanoset, por që një fëmijë 5-vjeçar të bëjë gjithë këtë gjë, është e jashtëzakonshme”.

Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e mbi-ngrohjes së një pajisjeje elektrike që ndodhej në dhomën e Noah. Për fat të mirë, të gjithë anëtarët e familjes shpëtuan pa asnjë problem shëndetësor.

Sot, më 14 shkurt, Departamenti i Zjarrfikësve në Bartoë do të vlerësojë Noah me çmimin “Zjarrfikës Nderi”, gjat ënjë ceremonie të veçantë.

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit