Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.06.2026, 14:09

5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglent Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, Armand Shakaj.

Sipas të dhënave hetimore të siguruara nga media, pas denoncimit të familjarëve më 4 qershor, efektivët kanë analizuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë ndjekur lëvizjet e të riut nga zona e Sheshit Wilson drejt Bulevardit “Zhan D’Ark”, ku ai është parë për herë të fundit pranë një lokali në pronësi të një miku të tij.

Nga verifikimet në terren dhe pamjet filmike, hetuesit dyshojnë se 34-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është transportuar me automjet për t’u fshehur. Si bashkëpunëtor në ngjarje është arrestuar edhe Enea Zyferi, kamarier në një lokal pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur krimi.

Ndërkohë, autori i dyshuar Armand Shakaj nuk është lokalizuar ende dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila po vijon kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe rrethinave për gjetjen e trupit të të riut.

Hetimet po shqyrtojnë gjithashtu edhe një pistë tjetër, atë të aktivitetit të mundshëm të viktimës në fushën e kriptomonedhave, ndërsa dyshohet se për të fshehur gjurmët, autorët kanë zhvendosur edhe motorin e tij nga vendi i ngjarjes drejt zonës së 5 Majit, ku është gjetur më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit