Është i pastrehë dhe i palarë, qytetarët kërkojnë zgjidhje për endacakun e Beratit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2026, 14:11

Banorët dhe tregtarët në qytetin e Beratit kanë ngritur një shqetësim lidhur me një person të pastrehë, i cili sipas tyre vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe endet prej kohësh në rrugët e qytetit.

Sipas raportimit të qytetarëve, personi në fjalë është i palarë, mezi vishet dhe lëviz vazhdimisht në zona të ndryshme të qytetit, duke u shfaqur shpesh pranë bizneseve dhe ambienteve publike, i papastër dhe pa veshur.

Qytetarët shprehen se situata ka krijuar shqetësim për shkak të erës së rëndë dhe sjelljeve të tij në hapësirat publike.

Ndërkohë tregtarët thonë se prania e tij e përsëritur pranë dyqaneve ka ndikuar edhe në uljen e fluksit të klientëve, ndërsa banorët shprehin frikë dhe shqetësim për higjienën dhe sigurinë në zonë.

Qytetarët thonë se janë drejtuar disa herë pranë Bashkisë së Berat për zgjidhjen e rastit, por deri tani, sipas tyre, nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për të ofruar kujdes shëndetësor dhe social për personin në fjalë, si dhe për të adresuar shqetësimet e komunitetit.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ. Desha tju percjell nje shqetesim dhe shum te madh biles! Nje i pastreh me probleme te shendetit mendor pa asnje familjar endet dit nat lart e posht neper rruget e Beratit. Esht i piset ne maksimum jashqitjet i ben ne rroba rri i pa lar me muaj dhe ecen i zhveshur. Kur kalon ai nga era e keqe nuk mund te dalin jasht sepse era pasi kalon ai qendron mbi 20 minuta.

Po na prish edhe shum pun neper dyqane sepse ai kalon cdo 10 minuta para dyqaneve edhe klientet po largohen nga era e keqe dhe nga frika e infeksioneve. Edhe vet kemi frik te dalim sepse ai prek neper dyer edhe neper mure. Jemi drejtuar disa her bashkis Berat dhe as e kan mar mundimin ta zgjidhin kete prbl. Shkojm atje thjesht thon do e shofim si prbl dhe asnje reagim. U be mbi nje vit keshtu. Ju lutem postojeni sepse po se bet ju publike ky prbl ska per te mar zgjidhje dhe vetem kur te perfundojm neper spitale nga semundjet!

Edhe fmijet kan frik kur e shohin sepse ai po leviz i zhveshur dhe era esht e padurueshme. Kjo esht pikerisht ajo qe pushteti i rames ben. Njerzit e pastreh e te semur i le rruges dhe per te tjeret krijon probleme e nuk mer asnje mas. Nga ana tjetet shiten sikur po bejn namin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit