Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që lidhet me sigurinë ushqimore.
Ajo tregon se përdor prej kohësh orizin Scotti dhe se prej disa herësh është përballur me të njëjtin problem. Sipas denoncimit, pasi e ka gatuar orizin dhe e ka bërë supë, ka konstatuar copa të cilat dyshon se janë plastikë.
Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shprehet:
"Kjo është supa me oriz që kam bërë sot. Këto janë plastike e cila ndodhet në oriz. Më ka ndodhur disa herë. E kam provuar dhe në gojë dhe është fiks plastike. Është me shumicë në çdo pako të orizit Scott."
Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë, ajo shkruan:
"Mirëmbrëma! Jam një ndjekëse dhe përveç jush nuk kam kujt t’i drejtohem. Kam përdorur prej kohësh orizin Scotti dhe prej disa herësh kam gjetur plastike. Ju lutem bëni diçka s'po na vrasin dhe me lekët tona. E provova në gojë dhe ishte fix plastike."
JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetares si pretendim të saj. Redaksia nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur natyrën e materialit të shfaqur në video. Mbetemi të hapur për çdo reagim nga kompania prodhuese, distributori apo institucionet përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore.