Macet e lagjes Boks në Postribë të Shkodrës dyshohet se po vriten me armë zjarri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.06.2026, 22:56

Një situatë shqetësuese është raportuar në lagjen Boks të Postribës, në Shkodër, ku banorët denoncojnë raste të përsëritura të vrasjes së maceve me armë zjarri.

Sipas denoncimit, kafshët e pambrojtura janë qëlluar në mënyrë të qëllimshme, duke shkaktuar indinjatë dhe frikë te komuniteti. Banorët e cilësojnë këtë sjellje si çnjerëzore dhe të papranueshme, duke theksuar se macet nuk përbëjnë asnjë rrezik dhe janë pjesë e mjedisit të përditshëm të lagjes.

Ngjarjet kanë ngritur shqetësim serioz për sigurinë e komunitetit dhe mirëqenien e kafshëve në zonë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përkatëse.

Ata apelojnë që të nisë një hetim i menjëhershëm për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit