Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, ku një prej protestuesve ka mbetur i lënduar.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, një person është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë të tjerë dhe persona pranë tij po përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarit apo shkaqet e sakta të incidentit por paraprakisht është asfiksuar nga hedhja e molotovit nga policia.
Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku raportohen hedhje molotovësh dhe përdorim i gazit lotsjellës. Forca të shumta policie ndodhen në terren, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu po vazhdojnë.