Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen alarmante në Spitalin e Lushnjës, ku kushtet e brendshme kërcënojnë shëndetin e pacientëve.
Sipas denoncimit, ambientet janë të dëmtuara, me lagështi dhe myk të dukshëm në mure, ndërsa komunikimi nga personeli mjekësor është i papërshtatshëm. Këto kushte nuk përmbushin as standardet më elementare të higjienës dhe sigurisë për pacientët.
Situata tregon jo vetëm nevojën urgjente për rikonstruksion dhe pastrim të ambienteve, por edhe për përgjegjësi dhe transparencë nga drejtuesit e spitalit, të cilët deri tani nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dështimet e tyre.