Rey Manaj përfshihet në aksident automobilistik në Turqi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.02.2026, 16:52

Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Sivasspor, është përfshirë sot në një aksident automobilistik në qytetin e Sivas.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bagdat”, ndërsa 28-vjeçari po kthehej drejt banesës së tij. Sipas raportimeve paraprake nga mediat vendase, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e Manajt paraqitet e mirë dhe ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Edhe pse nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e urgjencës në vendngjarje, futbollisti është paraqitur në spital për kontrolle rutinë, ku është konfirmuar se nuk ka probleme fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit