Ndihmoni Andrean nga linku GoFundME!
Andrea Renxha, një i ri nga Elbasani sot ka më shumë se kurrë nevojë për zemrën dhe dorën e shqiptarëve. Ai jeton i vetëm dhe pa askënd në krah, në një banesë të rrënuar që pas tërmetit të vitit 2019 u kthye në një vend të pasigurt ku çdo ditë është një betejë më vete.
Megjithëse ka kërkuar ndihmë kudo, e asnjëra prej institucioneve nuk iu përgjigj thirrjes së tij.
Andrea ka humbur të dy prindërit dhe e vetmja mbështetje që e ka mbajtur në këmbë kanë qenë njerëzit e thjeshtë, fqinjë e kalimtarë që i kanë zgjatur dorën me pak ushqime. Ai vuan nga skolioza, një sëmundje e cila i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe i ka hequr mundësinë për të punuar.
Shpesh, kalimtarët në Elbasan e kanë parë ulur në një cep të rrugës, duke luajtur me veglat e tij muzikore, jo për pasion, por për të mbledhur ndonjë lek që të mund të mbijetojë. E megjithatë, edhe ato pak të ardhura nuk mjaftojnë. Prej një viti Andrea nuk ka paguar as ujin, as energjinë elektrike.
Sot, ai nuk kërkon asgjë më shumë sesa një strehë të sigurt, një vend ku të mos ketë frikë nga shiu, nga të ftohtit dhe nga muret që rrezikojnë t’i shemben mbi kokë. Kërkon pak solidaritet, pak humanizëm, pak shpresë.
Kush ka mundësi ta ndihmojë, mund të kontaktojë në numrin: 069 77 11 013.
Ndonjëherë, një gjest i vogël mund të ndryshojë një jetë të tërë.