Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku një skuter është përfshirë nga flakët në mes të rrugës.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamje ku shihet mjeti duke u djegur, ndërsa pranë tij, përpara një kafeneje, disa persona vijojnë të qëndrojnë të ulur duke pirë kafe, pa ndërhyrë dhe pa tentuar të ndihmojnë.
Sipas asaj që duket në video, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërkohë që të pranishmit shihen duke e parë situatën si një “skenë filmi”, në vend që të njoftonin shërbimet zjarrfikëse apo të largoheshin për siguri.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet e paqartë nëse në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja.
Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje për mungesën e reagimit qytetar në situata emergjente, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë shkaqet e zjarrit.