10 vite pa dasma në fshatrat e Kuçovës: Të rinjtë largohen, pleqtë mbeten vetëm

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.12.2025, 20:52

Fshatrat Krekez dhe Koritzë, pjesë e njësisë administrative Lumas në bashkinë e Kuçovës, po përballen me një fenomen shqetësues të shpopullimit masiv. Rrugët e këtyre fshatrave, dikur të mbushura me banorë dhe jetë, sot janë thuajse të zbrazëta. Në to mund të shihen vetëm disa të moshuar dhe shumë shtëpi të mbyllura me drynë.

Largimi i të rinjve drejt emigracionit ka lënë pas edhe bujqësinë dhe fermerët në hall, pasi mungon fuqia punëtore. Dikur, këto fshatra siguronin të ardhurat kryesore përmes punës në bujqësi, por sot ky aktivitet është pothuajse i ndalur.

Edhe ata të rinj që kanë mbetur në fshatra janë të gjithë beqarë. Banorët shprehen se prej 10 vitesh nuk është organizuar asnjë dasmë, duke zhdukur kështu jetën familjare dhe sociale në zonë.

Banorët e Krekezit dhe Koritzës bëjnë thirrje për veprime konkrete nga institucionet, për të frenuar boshatisjen dhe për të rikthyer jetën në këto fshatra, që dikur ishin qendra të gjalla komunitare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit