Monopoli i heshtur! Si kontrollohen kreditë, borxhet dhe ndërtimet nga i njëjti grup

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.12.2025, 18:42

Një rrjet i gjerë kompanish financiare nga banka të nivelit të dytë, te institucionet e mikrokredisë me interesa të larta dhe firmat e mbledhjes së borxheve, dyshohet se kontrollohet nga e njëjta dorë, duke krijuar një skemë të ndërlikuar për lëvizjen e parave.

Në qendër të saj qëndron kompania “Tranzit”, e drejtuar nga Andi Ballta, e cila ndër vite ka zgjeruar aktivitetin duke blerë ABI Bank, NBG Bank, institucionin NOA dhe disa kompani të tjera ndërtimi.

Sipas dokumenteve, fitimet e deklaruara nga “Tranzit” kanë qenë kolosale, përfshirë 26 milionë euro vetëm në vitin 2023, ndërsa bilanci i vitit 2024 nuk është publikuar, në kundërshtim me ligjin. Dyshohet se paratë qarkullojnë në rrjet kompanish brenda dhe jashtë vendit, duke përfunduar në juridiksione offshore, ndërsa një pjesë investohen në projekte të mëdha ndërtimi, si ai prej 32 hektarësh në Poro të Vlorës, pronë e lënë më parë kolateral te ABI Bank.

Skema ngre dyshime të forta për pastrim parash, pasi i njëjti grup kontrollon njëkohësisht kredidhënien, mikrokreditë, mbledhjen e borxheve dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Për më tepër, lidhjet politike si ato me figura nga mazhoranca dhe opozita, kanë ngritur pikëpyetje mbi mungesën e kontrollit nga institucionet ligjzbatuese, teksa kompani të ngjashme janë hetuar dhe mbyllur më herët.

Denoncimi kërkon që SPAK dhe institucionet e tjera shtetërore të verifikojnë skemën e dyshuar, rrjedhën e parave dhe ligjshmërinë e blerjeve, duke qenë se sipas dokumenteve, qytetarët kanë qenë viktima kryesore të praktikave agresive të mikrokredisë dhe mbledhjes së borxheve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit