25-vjeçari plagos me mjet prerës një 16-vjeçar pas konfliktit në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.12.2025, 14:48

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. P., pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve, për motive që paraprakisht cilësohen si të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht i mituri dyshohet se ka goditur 25-vjeçarin me një send të fortë, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e dëmtuar me mjet prerës. I mituri është dërguar menjëherë në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, për 16-vjeçarin është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit