Një punonjës policie nga Gjirokastra i është drejtuar JOQ për të denoncuar vonesat në pagesën e kompensimeve ushqimore për punonjësit e policisë.
Ai shprehet se problemi nuk është i veçantë vetëm për të, por prek punonjës në drejtoritë e tjera të vendit.
Sipas denoncuesit, për muajt tetor dhe nëntor nuk janë dhënë ende kompensimet ushqimore, pavarësisht premtimeve të ministres. Kur kontaktojnë me sektorin e financës, përgjigjja e vetme që marrin është se “nuk ka fonde”. Punonjësi shprehet i indinjuar duke shtuar se disa nga punonjësit e financës marrin shpërblime të konsiderueshme në fund të vitit, gjë që e bën situatën edhe më të papranueshme.
Ai denoncon gjithashtu se për çështjet e angazhimit në operacionet e zjarreve, ku ministria kishte vendosur shpërblime për çdo punonjës të policisë të angazhuar, shpërblimet nuk janë dhënë për ata që ishin fizikisht prezent, por vetëm për individë të preferuar nga financa.
Denoncuesi shpreson se sindikata e policisë dhe institucionet përkatëse do të marrin masa për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke siguruar që të gjitha të drejtat e punonjësve të respektohen.
Denoncimi i policit:
Pershendetje JOQ! Po ju shkruaj per nje problem qe nuk eshte hera e pare qe ju e kini trajtuar dhe ju falenderojm. Une qe ju shkruaj jam nje punonjes policie Gjirokaster ankesa dhe problemi im por jo vetem i imi. Por i te gjithve madje dhe ne drejtori te tjera qendron sespe nuk po na kalojne leket e konpesimit ushqimor ose trajtimin ushqimor sic tha Znj.ministre.
Kemi muajin Tetor dhe Nentor per te cilat i presim dhe nuk i kalojne. Kontaktojme me financen (ku jane disa Zonja ose me sakte konkubina) Ku e vetmja pergjigje qe japin eshte qe “NUK KA FONDE”
Si ka mundesi qe s’paska fonde kur ne fund te vitit vete keto Zonja te finances marrin nga 3 rroga shperblim per menaxhim te “mire” Nga leket e femijeve tane. Sikur te mos mjaftonte kjo dhe per ceshtjet e zjarreve ku vete ministria doli me vendim qe per cdo punonjes policie te angazhuar do jepet nji ose me shume paga shperblim askujt qe ishte i pranishem nuk ju dha.
Moren ata te cilet jane me afer “parise”
Dhe me liste preferenciale nga ana e finances. Une nuk jam i vetmi qe e kam kete shqetesim por ndoshta guxoj ta ngre zerin tek ju per keto probleme si shume te tjere. Duke u mbeshtetur tek ju shpresoj qe te zgjohet nga gjumi dhe Satedini i sindikates pasi leket i kerkon nga cdo punonjes por dhe ndonje te shikoj problemin tone e ti jap zgjidhje Ju falemimderit.
