Shpëtojnë fëmijët në Tiranë, fasada e pallatit për pak i zuri poshtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.12.2025, 16:55

Banorët e një pallati në qendër të Tiranës kanë ngritur alarmin për rrezikun serioz që u kanoset nga shembja e suvasë së fasadës. Një prej banorëve denoncoi se ditën e sotme se një masë e madhe suvaje është shkëputur dhe ka rënë pranë vendit ku luanin fëmijët, duke shmangur për pak një ngjarje të rëndë.

Sipas banorëve, pallati prej kohësh është në gjendje të degraduar, ndërsa pjesë të suvasë shkëputen pothuajse çdo ditë. Ata thonë se disa automjete janë dëmtuar më herët nga rënia e materialeve, por pavarësisht raportimeve, askush nuk ka ndërhyrë.

Jemi banorë të një pallati në Qendër të Tiranës dhe kemi ngritur disa herë shqetësimin e shembjes së suvatimit të pallatit. Sot më kanë shpëtuar fëmijët për fije të perit se u shkëput një masë e madhe e suvasë dhe ju betohem që po të zerë njëri poshtë do bënte dëm të madh. Bashkia restauron vetëm pallatet nëpër rrugët më të frekuentuara dhe që nuk mund të jenë aq emergjente. Por këtu ten ne duhet të vdesë dikush që të fillojë restaurimi ose riparimi i gjësë. Është bërë i gjithë pallati sikur ka rënë bomba. Çdo ditë bie suvaja dhe shumë herë janë dëmtuar makinat, por nuk e ka vrarë mendjen njëri,” shkruan denoncuesi.

Ai akuzon Bashkinë e Tiranës se ndërhyn vetëm te fasadat e godinave në zonat më të frekuentuara, ndërsa pallatet me rrezikshmëri të lartë në lagje të tjera mbeten të neglizhuara.

Banorët i bëjnë apel institucioneve të reagojnë sa më shpejt, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, rreziku për një tragjedi është i pashmangshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit