“Biznesi hedh mbetje kimike në zonën turistike në Elbasan”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2025, 22:47

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar një situatë alarmante përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania. Ai ka ngritur shqetësimin për hedhjen e mbetjeve kimike nga një biznes lokal në zonën e Qafë-Krrabës, pranë vendit të njohur si Ura 13, në Petresh.

Sipas qytetarit, ky veprim është i papranueshëm, duke qenë se zona është e njohur për pastërtinë dhe tërheq vizitorë vendas dhe turistë të huaj. Hedhja e këtyre mbetjeve të rrezikshme përbën një kërcënim për mjedisin dhe imazhin e zonës si destinacion turistik.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim në lidhje me një situatë shumë shqetësuese nga një biznes i qytetit të Elbasanit, i cili ka ardhur në këtë zonë në Qafë-Krrabë dhe ka hedhur këto mbetje kimike. Nuk është aspak e tolerueshme kjo gjë sepse është një zonë e pastër dhe e frekuentuar nga vizitorë e turistë të huaj Do të ju lutesha që ta ngrinit si problem dhe të merren masa në lidhje me këto mbetje të rrezikshme kimike. Vendi quhet Ura 13, Petresh. Faleminderit!"

Kjo situatë kërkon reagimin urgjent të autoriteteve përkatëse, si dhe një angazhim të plotë për të ndaluar ndotjen e mjedisit në këtë zonë turistike.

JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast dhe të ndërmarrin masa për të mbrojtur mjedisin dhe banorët e zonës nga kërcënimi i këtyre mbetjeve kimike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit