Punonjësit e zemëruar u grumbulluan sot para ambienteve të kompanisë me pronarë italianë dhe shqiptarë për të protestuar për mospagimin e rrogave që janë ndërprerë prej muajit dhjetor.
Punonjëse të intervistuara nga mediat thanë se kanë bërë gjithashtu ankesa në strukturat shtetërore por kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur askush, përveç premtimeve.
Punonjësit e fasonerisë “Simak Shoes” thanë se protesta do të vijojë pa afat, deri në marrjen e plotë të pagave që u takojnë.
Fasoneria me pronarë italianë dhe shqiptarë ka ndaluar papritur pagesat e rrogave për punonjësit e saj prej dhjetorit dhe nuk i ofron asnjë zgjidhje punonjësve.
Situata e dëshpëruar vijon.