Qytetarët denoncojnë shkatërrimin e rrugës Kombinat-Plepa nga kantieret e mirëmbajtjes

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 15:02

Një denoncim i qytetarëve shprehu sot zemërim për segmente të dëmtuara të rrugës kombëtare Kombinat-Ndroq-Plepa drejt Durrësit, të cilat po shkaktojnë jo vetëm trafik të rënduar në rrugën dytësore drejt qytetit bregdetar, por dhe dëme të kushtueshme në automjetet.

Në pamjet e dërguara nga shoferët shihej uji dhe gropat e thella që janë hapur aty ku duhet të ishin kryer riparimet, ndërsa shoferët duhet të kalojnë më shumë se 1 km mes ulje-ngritjeve të kantierit, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë aks.

Kantieri i hapur prej muajit tetor, çuditërisht vijon të gërmohet duke shkaktuar vetëm zhgënjim dhe kosto dëmesh në automjete për shoferët.

Pershendetje joq do ju lutesha qe ta postoni kete video esht rruga kombinat plepa, ky esht segmenti i pare qe ka nisur edhe esht 1 km qe po gerrmohet nga muaj tetor deri tani ne janar nuk kan bere asgje vec gërmimeve, pothuajse 4 muaj me 1 km rrug Turp Turp Turp po na shkaterrohen makinat dita ditës, esht nje katastrrof e vertet , ketu esht nje vjedhje masive qe po e vonojm kaq shum , esht nje turp i madh qe te dalim nga 1 km rrug duam 20 min”.

Situata duket e ngjashme me bllokimet e trafikut që ndodhin shpesh edhe në autostradën kryesore Tiranë-Durrës, prej kantiereve të hapura në rrugë dhe mjeteve të rënda që bllokojnë korsitë e lëvizjes, duke shtuar trafikun deri brenda kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit