Kontraktori kinez i minierave vritet në Afghanistan në sulmin nga militantët

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 14:16

Kina i bëri thirrje sot Afganistanit të hetojë në mënyrë të plotë një atentat ku mbeti i vrarë një qytetar i saj në provincën veriore Takhar, i cili punonte për një nga disa kompani kineze minierash që operojnë në vend.

Zëdhënësi i policisë talibane Mohammed Akbar tha se viktima po udhëtonte në zonën Dasht-e-Qala bashkë me përkthyesin, i cili nuk ishte lënduar në sulm.

Ai shtonte se viktima po udhëtonte pa njoftuar zyrtarët e sigurisë, siç është procedura për qytetarët kinezë në vend që lëvizin nga një provincë në tjetrën.

Ministria e jashtme kineze tha se ishte “e shokuar” nga sulmi dhe i bën thirrje autoriteteve afgane të hetojë në mënyrë të plotë incidentin.

Një seri sulmesh janë raportuar ndaj kontraktorëve kinezë të minierave në disa vende të Azisë e Lindjes së Mesme, kryesisht në Pakistan e Afganistan ku operacionet kineze kanë shkaktuar zemërim dhe humbje të vendeve të punës mes komuniteteve.

Në dhjetor 2022 militantë të lidhur me grupin ISIS sulmuan një hotel në Kabul ku qëndronin investitorë kineze, duke vrarë pesë prej tyre.

Kina ka disa marrëveshje partneriteti dhe investimesh me qeverinë Talibane, të cilët e vlerësojnë interesin e Kinës prej izolimit nga shumica e vendeve perëndimore, që kritikojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, kryesisht me ndrydhjen ndaj grave, shkruan rrjeti The Independent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit