Shërbime të ndryshme të platformës e-Albania nuk funksionojnë prej muajsh dhe qytetarët të shumtë mbeten pa zgjidhje.
Mes ankesave të përsëritura për ndërprerjet e vazhdueshme në platformën qeveritare elektronike e-Albania, një qytetar ka raportuar një problem në sektorin Transport dhe Automjete, i cili përdoret edhe për të paguar taksat e makinave.
Të shtunën ai ka tentuar të paguajë taksat vjetore te makinës, por shërbimi ka qenë jashtë funksionit. Ai ka provuar sërish të martën dhe sot, por sërish shërbimi ka qenë jofunksional.
Në këtë situatë ku nuk paguan dot taksat e makinës rrjedhimisht ai nuk lëviz dot me të pasi mund të gjobitet. Për këtë arsye ai pyet shtetin se ku shkojnë tenderat miliona lekësh për Mirlinda Karcanajn e cila qëndron në krye të portalit qeveritar i cili më shumë sjell probleme sesa zgjidh halle apo ofron shërbime, ashtu siç duhet e është parashikuar.
Ndërprerjet e shërbimeve qeveritare në e-Albania u kushtojnë shqiptarëve kohë dhe para të çmuara, ndërsa cilësia e ulët e teknologjisë shton barrën e tyre psikologjike. e-Albania është në dijeni të këtyre problemeve të vazhdueshme, merr miliarda lekë për mirëmbajtjen e portalit dhe sërish dështon të ofrojë shërbimin që duhet dhe shqiptarët meritojnë.
Denoncimi i qytetarit:
Persh joq , 1 pytje per ato tenderat milionshe t e albania , po tentoj tpaguj taksat e makines Sbohet llaf. E kam provuar cdo dite