Afganëve në Shqipëri u prishet ëndrra amerikane nga presidenti Trump që ndalon zhvendosjen

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 13:39

Mes urdhrave ekzekutivë të presidentit i ri amerikan Donald Trump, është njoftuar dhe dekreti i veçantë që lë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar 700 refugjatët afganë që prisnin zhvendosjen e tyre drejt SHBA.

Mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët, prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në “tokën e premtuar”, por ardhja e Trump në pushtet duket se ka shuar ëndrrat e tyre.

Shtetasit afganë janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.

Administrata e mëparshme e Joe Biden u kishte premtuar atyre se do të jetonin në SHBA si pjesë e një programi humanitar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021.

Urdhri i Trump i nënshkruar të hënën i ka kaluar për zbatim te Departamentit të Shtetit, i cili drejtohet tashmë nga Marco Rubio.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit