Një lojë zbavitjeje në Gjermani që bazohet në luftën mes familjeve mafioze të Siçilisë në vitet 1980-të ka shkaktuar kontestime në Itali, ku motra e gjykatësit të vrarë anti-mafia Giovanni Falcone e përshkruan si ‘ofenduese ndaj atyre që kanë luftuar krimin’.
Loja “La Famiglia” e tipit ‘mos u nxeh’, e prodhuar nga kompania gjermane Boardgame Atelier, fitoi një çmim prestigjioz vitin që shkoi në një festival në Francë
Prodhuesit e përshkruajnë atë si “lojë konflikti në sfondin e përplasjeve të mafias në Siçili”, dhe së fundmi është përkthyer dhe versione italiane që kanë nisur shitjet.
Lojtarët përfaqësojnë krerët e familjeve që luftojnë për kontroll në Siçili dhe përdorin mjete dhune si bomba në makinë apo atentate, për të dominuar sa më shumë rajone.
Në betejat e vërteta mes mafias italiane në vitet 1980-të janë vrarë mijëra njerëz, duke përfshirë dhe civilë që vetëm ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar, shkruan rrjeti The Guardian.
Kreu i bandës Cosa Nostra, Totò Riina besohet se urdhëroi atentatin famëkeq ndaj gjykatësve anti-mafia Falcone e Paolo Borsellino në vitin 1992.
“Nuk e kuptoj si dikush mund të mendojë për një lojë të tillë që luan me ndjenjat e atyre që kanë humbur jetën duke i shërbyer shtetit”, tha Maria Falcone për rrjetin vendas ‘Corriere della Sera’. “Mafia ka krijuar vetëm vdekje në Itali dhe në Siçili prandaj diçka e tillë ofendon kujtimin e atyre që kontribuan në luftën kundër krimit të organizuar", shtoi ajo.
Ideja u mbështet dhe nga politikani Alessandro De Leo, që dërgoi një letër ankese ndaj kreut rajonal të Siçilisë, Renato Schifani, shkruan the Guardian.
Ndërsa krijuesi i lojës Maximilian Maria Thiel, tha: “Më vjen keq që dikush ndjehet i lënduar apo ofenduar nga loja por ky nuk ishte qëllimi ynë. Në të vetëm gangsterët vriten me njëri-tjetrin, dhe kjo bëhet në mënyrë abstrakte, me anë të gurëve dhe jo figurave”.