Gropa gjigante në autostradë, ARRSH reagon pas denoncimit në JOQ

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 23.01.2025, 12:10

Ditën e djeshme, në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim përsa i përket problematikave të autostradës Lushnjë-Tiranë. Për shkak të infrastrukturës së keqe, qytetarët shpreheshin se shumë automjete ishin dëmtuar dhe të gjithë ishin në rrezik për jetën.

Në mesaazh qytetari shkruanze ee ARRSH-ja vetëm sa e ka shtruar rrugën me çakull, pa e zgjidhur problemin.

Mesazhi i publikuar dje nga redaksia jonë:

"Përshëndetje JOQ, brenda 5 ditësh në autostradën Lushnje-Tiranë janë me dhjetëra makina që kanë çarë gomat e tyre në një gropë të madhe në mes të rrugës, pranë fshatit Golem të Lushnjes. Ka ardhur edhe policia disa herë pas telefonatave të personave që kanë pësuar dëmtim nga ajo gropë. ARSH-ja është hera e dytë që vjen dhe hedh vetëm çakull, por çakulli qëndron vetëm një ditë. Është një rrezik i madh, sidomos për motorët që rrezikojnë edhe jetën."

Me sa duket, pas publikimit, ditën e sotme ka pasur reagim të menjëhershëm. Qytetari na shkruan sërish, duke treguar se ARRSH-ja tashmë ka ndërhyrë, duke e marrë për herë të parë seriozisht problemin.

Mesazhi i plotë:

Faleminderit JOQ u desh reagimi juaj që ARRSH-ja ta mari seriozisht këtë punë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit