Iraku miraton ligjin, lejon martesat e fëmijëve që nga mosha 9-vjeçare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2025, 21:40

Parlamenti në Irak ka miratuar një ligj kontrovers që lejon martesat e fëmijëve që në moshën 9-vjeçare, duke ngjallur zemërim nga aktivistët dhe grupet për të drejtat e grave.

Ky ligj i ri u jep autoriteteve fetare pushtet të plotë mbi çështjet familjare, përfshirë martesat, divorcet dhe kujdesin për fëmijët, duke shfuqizuar një ndalim të mëparshëm të martesave për personat nën 18 vjeç, që ishte në fuqi që nga vitet 1950.

Avokati Mohammed Juma, një kundërshtar i fortë i këtij ligji, tha: "Kemi arritur fundin e të drejtave të fëmijëve në Irak.

" Ndërkohë, gazetarja irakiane Saja Hashim e përshkroi situatën si "të frikshme", duke theksuar ndikimin negativ që do të ketë mbi gratë dhe vajzat.

Aktivistët paralajmërojnë se ky ligj mund të përdoret në mënyrë retroaktive, duke ndikuar mbi të drejtat e kujdestarisë dhe mbështetjes financiare në rastet e mëparshme në gjykatë.

Sipas një raporti të OKB-së në vitin 2023, 28% e vajzave në Irak janë martuar para moshës 18 vjeç.

Ligji lejon martesat sipas sekteve fetare: për muslimanët shiitë mosha minimale është 9 vjeç, ndërsa për sunitët është 15 vjeç.

Deputetja Alia Nassif deklaroi se votimi u krye pa praninë e numrit minimal të kërkuar të deputetëve dhe njoftoi se opozita do ta sfidojë këtë ligj në gjykatën federale.

Deputeti i pavarur Sajjad Salem e quajti këtë një "rënim të reputacionit dhe dinjitetit të Irakut".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit