Një qytetar ka denoncuar situatën shqetësuese në zonën e Freskut në Tiranë, ku hapësirat e destinuara për lulishte, shndërrohen në vende parkimi.
Sipas tij, kjo ka shkaktuar një dëm të madh te banorët, duke zëvendësuar barin me dhe, gjë që kontribuon në rritjen e ndotjes në këtë zonë.
Bashkia e Tiranës konsideron pikë të fortë të sajën shtimin e hapësirave të gjelbra, por faktet tregojnë të kundërtën.
Pallatet e ndërtuara pa asnjë metër distancë dhe shtimi i automjeteve në qarkullim e vështirëson edhe më tepër gjetjen e një vendi parkimi për taksapaguesit e Tiranës. Rastet kur banorët ndëshkohen me gjoba parkimi edhe pse janë rezidentë janë të shumta.
Mesazhi i plotë:
“Lulishte me parkim në vend të barit. Dhe më pas kemi ndotje. Po ja në vend që të ishte bar është dhe. Në zonën e Freskut Tiranë”.