Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i shqetësuar për situatën problematike në sportelet e Spitalit të Kavajës. Sipas qytetarit, radhët e gjata në këto sportele janë bërë një problem i përditshëm, kryesisht për shkak të mungesës së stafit dhe të problemeve me funksionimin e internetit.
Gjendja më së shumti prek pensionistët dhe pacientët e moshuar, të cilët detyrohen të presin për një kohë të gjatë për të marrë shërbimet e nevojshme. Qytetari bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem dhe për të shmangur vështirësitë që po përballen qytetarët çdo ditë.
Mesazhi i plotë:
“pershendetje joq kisha nje shqetsim ne lidhje me rradhen e madhe qe behet ne sportelete e spitalit kavaje dhe mungeses se stafit . munges stafi dhe probleme me internetin ,po me thoni qe perdit kjo pune eshte,ju lutem bejini publike qe te reagojn,se gjynah pencionistet . shikoje mbas 1 ore po njesoj”.