Tirana u mbyt nga shiu, por kur vjen Veliaj ka diell

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.01.2025, 19:17

Ndërsa Tirana u përball sot me reshje të dendura shiu, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të publikojë një foto ku shfaqet duke vendosur lule në nderim të viktimave të 21 janarit. Çudia? Në sfond shihet një qiell i kthjellët dhe dielli që shkëlqen.

Duket se edhe moti respekton agjendën e kryebashkiakut, duke lënë mënjanë stuhitë sapo Veliaj del në skenë. Për qytetarët e përmbytur kjo foto u bë edhe më ironike, duke ngritur pyetje nëse kryebashkiaku ka gjetur një mënyrë për të “menaxhuar” edhe motin.

Për disa, dielli i Veliajt është vetëm një fasadë, ndërsa Tirana vazhdon të përballet me kaosin e reshjeve dhe përmbytjeve që çdo vit mbeten problem i pazgjidhur. Për të tjerët, ky është një moment i mirë për të kujtuar se politika e imazhit duket se shkëlqen më shumë se realiteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit