Turqi/ Shkon në 66 numri i viktimave, ë pushuesit përdorën çarçafë për të shpëtuar nga dritaret

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.01.2025, 14:17

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital pas zjarrit të madh që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën veriperëndimore të Bolus, Turqi.

Sipas raportimeve, zjarri ka nisur në restorantin e hotelit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën 12-katëshe, për shkak të fasadës prej druri. Deri tani, shkaqet e incidentit mbeten të paqarta, sipas gazetës Hurriyet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, në një kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, duke e bërë situatën edhe më dramatike. Guvernatori i rajonit, Abdulaziz Aydin, bëri të ditur se hoteli strehonte 234 persona në momentin e incidentit.

Pamjet e filmuara me celularë tregojnë skena tronditëse, ku vizitorët përpiqeshin të shpëtonin duke lidhur çarçafë për të zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerë thërrisnin për ndihmë. Dy prej viktimave kanë humbur jetën pasi u hodhën nga ndërtesa në panik, ka raportuar guvernatori.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është informuar për tragjedinë dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tundes, ka njoftuar nisjen e një hetimi mbi shkaqet e zjarrit, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh për të shqyrtuar ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit