Sherri në familje/ Gjykata shpall fajtor princ Lekën, Elia Zaharia e pafajshme

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.01.2025, 12:48

Gjykata e Tiranës ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën “Dhuna në familje”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj dhe u pezullua me 16 muaj shërbim prove. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Migena Laska.

Po ashtu, gjyqtarja dënoi Gjergj Zaharinë, babain e Elias, me 10 muaj burg. Pas zbatimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 6 muaj e 20 ditë, dhe më pas u pezullua për një periudhë prej 1 viti e 40 ditësh me kusht.

Ndërkohë, për Elia Zaharinë, e cila ishte nën akuzë për të njëjtën vepër penale, gjyqtarja shpalli pafajësi, duke arsyetuar se fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre të akuzuarit u gjykuan duke ndjekur procedurën e gjykimit të shkurtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit