Donald Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.01.2025, 10:11

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjatë nënshkrimit të dokumentit, i cili ndodhi menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi: “Oooh, kjo është një gjë e madhe.” Kjo veprimtari ishte një prej dhjetëra urdhrave ekzekutivë që ai firmosi në ditën e parë të mandatit të tij.

Ky është herën e dytë që Trump urdhëron tërheqjen e SHBA nga OBSH. Gjatë presidencës së tij së mëparshme, Trump kritikoi ashpër mënyrën se si organizata trajtoi pandeminë e Covid-19, duke filluar procesin e largimit nga ky institucion me bazë në Gjenevë. Megjithatë, pas përfundimit të mandatit të tij, presidenti Joe Biden anuloi vendimin dhe riktheu SHBA në organizatë.

Tani, vendimi për të rifilluar procesin e tërheqjes në ditën e parë të mandatit e bën më të mundshëm largimin zyrtar të SHBA nga kjo agjenci globale, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër ndaj organizatave ndërkombëtare në administratën Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit