Trump: “Nga sot SHBA-ja do të njohë vetëm dy gjini, burrë dhe grua!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.01.2025, 20:20

Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-së, gjatë fjalimit të tij në Capitol Hill me rastin e marrjes së detyrës, deklaroi se në Amerikë do të njihen dhe pranohen vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. Sipas tij, epoka e transgjinisë ka përfunduar, duke përcaktuar këtë si një kthesë të rëndësishme për shoqërinë amerikane.

Trump gjithashtu njoftoi se vendimi i tij i parë si president do të jetë nxjerrja e një urdhri që do të kapërcejë censurën dhe do të rivendosë lirinë e fjalës për qytetarët amerikanë. Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të ligjit dhe rendit në qytetet dhe shtetet e vendit, duke premtuar se do të luftojë për të garantuar siguri dhe stabilitet.

Ligjin e rendin do e kthejmë në qytetet tuaja. Këtë javë do t’i jap fund politikës së çmendur qeveritare për të futur elementin e racës e gjinisë në çdo aspekt të jetës private. Do farkëtojmë një shoqëri që nuk bën dallim në ngjyrën e lëkurës, por në merite.

Nga sot kjo do të jetë politika, se ka vetëm dy gjini në SHBA, mashkull dhe femër. Këtë javë do të kthej në detyrë personat që u përjashtuan nga Forcat e Armatosura, për shkak se nuk bënë vaksinën anticovid. Gjtha do të nënshkruaj një urdhër, i cili nuk lejon që oficerët të bëhen pjesë e eksperimenteve ndërkohë që janë në detyrë. Fokusi i tyre, mposhtja e armiqve të Amerikës.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit