Policët e Kosovës tërheqin zvarrë të moshuarin në doganën e Morinës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2025, 14:31

Pamje të rënda kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një i moshuar, në dukje lypës, është dhunuar dhe tërhequr zvarrë nga 5 policë të Kosovës.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Policët, në fillim vetëm 2, kanë tërhequr zvarrë të moshuarin edhe pse ai ishte me paterica, duke e rrëzuar në tokë.

Më pas "në ndihmë të tyre" kanë mbërritur edhe dy polictë tjerë e në fund një i pestë.

I moshuari nuk është lejuar të kalojë kufirin, ndërsa policët janë larguar duke e lënë të shtrirë në tokë, si të ishte një objekt.

Të rinjtë që kanë qenë dëshmitarë të kësaj dhune shprehin keqardhje për të moshuarin, ndërsa nuk dinë të justifikojnë apo kuptojnë veprimet e policëve, njëri më barbar se tjetri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit