Lavdrim Sahitaj i jep 2,6 MILIARD Lekë Skënder Lufit dhe çiftit Rizaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.01.2025, 12:09

Një tjetër shkelje flagrante është konstatuar në një tender të Ministrisë së Shëndetësisë dhënë oligarkëve të kësaj fushe.

Procedura publike e firmosur nga Lavdrim Sahitaj sekretari i përgjithshëm i MSH, ka peshë të madhe monetare, fond limit mbi 8 Miliard lekë, me objekt: “Blerje të materialeve të konsumit për përdorim mjekësor për shërbimin e Hemodinamikës”, i ndarë në 7 lote, ka shkelje të procedurave të prokurimit.

Ky tender ka shpallur fitues në mungesë transparence duke favorizuar hapur disa operatorë ekonomikë.

Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesve dhe skualifikimin e ofertave me vlerë më të ulëta, një praktikë që bie ndesh me parimet e eficencës dhe kursimit të fondeve publike.

Loti 6 i tenderit i është dhënë kompanisë OES Distrimed për një shumë prej 1.1 miliard lekësh, ndërsa Loti 7 i është dhënë bashkimit të operatorëve OES Distrimed dhe Montal, për një shumë prej 1.5 miliard lekësh. Në total shuma e përfituar nga kompanitë e oligarkëve për të dyja lotet është mbi 2,6 Miliard Lekë.

Ky tender ngre dyshime për manipulim të garës dhe shpërdorim të fondeve publike, duke favorizuar Skënder Lufin e Montal dhe çiftin Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho të OES Distrimed në mënyrë klienteliste.

Skualifikimi i ofertave më të ulëta financiare dhe operatorëve të tjerë konkurrues krijon precedent të rrezikshëm për prokurimet publike.

Në këtë situatë, autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar:

1.Legjitimitetin e procedurave të ndjekura.

2.Transparencën e vlerësimit të ofertave.

3.Marrëdhëniet e mundshme mes operatorëve fitues dhe zyrtarëve të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit