U gjet e vetëvarur në Durrës, zbulohet letra që 26-vjeçarja u la familjarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.11.2024, 19:17

Një shtetase ruse, 26 vjeçe, u gjet e vetëvarur në banesën me qira në plazhin e Durrësit. Trupi i saj u zbulua nga pronarja çeke e banesës, pasi viktima nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike. Policia konfirmoi se ajo ishte varur në derën e dhomës së gjumit.

Viktima kishte mbërritur në Shqipëri dy javë më parë dhe kishte marrë banesën me qira përmes një platforme online. Një letër e lënë për familjarët tregon se ajo kërkonte falje, ndërsa burime policore raportuan për një gjendje të rënduar psikologjike, e lidhur me procesin e divorcit nga bashkëshorti.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit