Zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Daniel Hagari, ka paralajmëruar se Izraeli do të kryejë sulme ajrore në Lindjen e Mesme natën e sotme.
Hagari theksoi se "Forcat Ajrore Izraelite do të godasin fuqishëm sonte në Lindjen e Mesme sonte", pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kjo deklaratë erdhi pas sulmit me raketa të Iranit në Izrael që ndodhi disa orë më parë.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe ato amerikane funksionuan efektivisht ndaj bombardimit me raketat iraniane", tha ai në një përditësim.
"Irani ka kryer një akt të rëndë sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi.Ngjarja e sotme do të ketë pasoja", shtoi ai.
Sipas një vlerësimi paraprak, ushtria izraelite tha se Irani lëshoi 180 raketa.
Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i Komitetit për Sigurinë Nacionale dhe Politikat e Jashtme në Parlamentin Iranian, Ebrahim Azizi, në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, tha se kjo ishte vala e parë e sulmeve nga Trupat e Gardës Revolucionare Islame.
"Qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tanë, por sulmet mund të kenë shkaktuar edhe dëme ndaj civilëve për shkak të llogaritjeve të mundshme të gabuara", tha ai.
Azizi theksoi se nëse Izraeli "bën një gabim" përsëri, do të ketë një valë të dytë që do të jetë "edhe më shkatërruese".
Ai shtoi se, sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli "nuk mund të hakmerret" ndaj sulmit të sotshëm të Iranit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.