Shqipëria është një vend i zhurmshëm dhe ndotja akustike i tejkalon normat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Matjet e bëra në terren tregojnë se zhurma është e pranishme si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës në shumë qytete të vendit. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), zhurmat kanë ndikim negativ në shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë, duke përfshirë shqetësime të gjumit dhe probleme kardiovaskulare.
“Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, siç duket dhe nga grafiku i mësipërm vërejmë se kemi tejkalimin të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet.
Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Beratit".
Nata gjithashtu paraqet probleme të ndjeshme të zhurmave. Nga matjet e kryera midis orës 23:00 dhe 06:00, rezulton se norma prej 45 dB është tejkaluar në të gjitha qytetet. Vlora është qyteti me nivelin më të lartë të tejkalimit me 21.75%, Tirana me 21.15%, dhe Shkodra me 18.57%. Në qytete si Kukësi, Pogradeci dhe Korça janë regjistruar nivelet më të ulëta, ndërsa Berati dhe Kukësi janë të vetmit qytete ku gjatë natës nuk ka pasur tejkalime të normave gjatë vitit 2023.
Raporti thekson se një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e ndotjes akustike është fluksi i madh i automjeteve, ku përfshihen edhe automjetet e vjetra që nuk përmbushin parametrat teknikë të përcaktuar për emetimin e zhurmës.
Gjatë natës, zhurma mjedisore mbi 45 dB mund të shkaktojë efekte negative, përfshirë çrregullime të gjumit dhe probleme kardiovaskulare. AKM vlerëson se kjo çështje po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për shëndetin publik në Shqipëri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.