Shënavlashi, vendi ku fëmijët vranë baballarët dhe i groposën si në filma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2024, 00:03

Fshati Shënavlash i Durrësit është tronditur nga dy ngjarje të rënda brenda një periudhe prej vetëm 7 muajsh, duke u bërë qendër e vëmendjes për dy krime të bujshme në familje.

Ngjarja e parë e rëndë ndodhi më 23 shkurt 2023, kur 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij pas një konflikti të gjatë dhe të tensionuar brenda familjes.

Konflikti familjar kishte filluar prej kohësh, dhe fëmijët pretendonin se babai i tyre kishte qenë abuziv ndaj tyre dhe nënës së tyre, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo situatë e vazhdueshme duket se kishte çuar në një përkeqësim të marrëdhënieve, që përfundoi në aktin tragjik të vrasjes.

Më 10 shkurt, fëmijët e moshave 18, 20 dhe 24 vjeç, organizuan një sulm të përbashkët ndaj babait të tyre. Ata e qëlluan me armë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas i groposën trupin te stalla pranê shtëpisë.

Ata denoncuan në polici zhdukjen e babait, por hetimet sollën zbardhjen e ngjarjes tragjike dhe më 23 shkurt të tre fëmijët u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje të paramenduar. Kjo ngjarje tronditi fshatin Shënavlash dhe mbarë opinionin publik, duke nxitur diskutime mbi dhunën brenda familjes dhe faktorët që çojnë në akte të tilla ekstreme.

Ngjarja e dytë ndodhi më 3 shtator 2023, kur 30-vjeçari Esmerald Balla vrau babain e tij, Enver Balla, 62 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi pas një konflikti të vazhdueshëm brenda familjes për para. Djali e akuzonte babain se i kishte vjedhur 75 milionë lekë të vjetra që ishin kursime familjare.

Pas debateve të vazhdueshme, 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, është kofliktuar fizikisht me babanë e tij dhe e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Ai ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të.

Hetimet mbi këtë denoncim sollën zbardhjen e ngjarjes dhe Esmerald Balla është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuza për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

Të dyja këto ngjarje kanë lënë një hije të rëndë mbi fshatin Shënavlash dhe kanë ngritur shumë pyetje rreth kushteve sociale dhe psikologjike që çojnë në krime të tilla.

Ndërkohë që vlen të thuhet se gjakftohtësia e treguar nga fëmijët që vranë baballarët është shumë larg realitetit dhe ngjason vetëm me skenarët e filmave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit