Historia e pabesueshme e kirurgut që operoi veten dhe shpëtoi nga vdekja në Antarktidë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2024, 23:46

Në maj të vitit 1961, Leonid Rogozov, një kirurg 27-vjeçar pjesë e një ekspedite sovjetike në Antarktidë, u gjend në një situatë ekstreme që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë.

Si i vetmi mjek në grupin e tij prej 12 personash, ai u prek nga apendiciti akut në një vend të largët, ku ndihma mjekësore ishte e pamundur të arrinte në kohë.

Duke qenë i vetëdijshëm për gjendjen e tij dhe rrethanat e pafavorshme, Rogozov mori vendimin e vështirë për të kryer vetë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendicitit. Pa ndihmën e një anestezie të përgjithshme, ai arriti të mundësonte një anestezi lokale dhe filloi operacionin e vështirë, raporton Unilad.

Me duart që i dridheshin, Rogozov shkroi në ditarin e tij:

Më duhet të mendoj për të vetmen mundësi që kam, të operoj veten... Është pothuajse e pamundur, por unë nuk mund të dorëzohem."

Pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, ai arriti të heqë apendicitin dhe t'i shpëtojë vdekjes. Dy javë pas rikuperimit, Rogozov u rikthye në detyrat e tij të zakonshme.

Historia e tij mbetet një dëshmi e jashtëzakonshme që bashkon guximin dhe profesionalizmin për të kapërcyer kufijtë e së pamundurës.

Leonid Rogozov ndërroi jetë në vitin 2000 nga kanceri i mushkërive, në moshën 66-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit