Flluska e ndërtimit afrohet: Bankat vështirësojnë kushtet për të dhënë kredi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.08.2024, 19:10

Në vitet e fundit, ëndrra për të pasur një shtëpi ka nxitur gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë të marrin kredi për banesë, pavarësisht se çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 67% e kredive të dhëna në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin për blerje shtëpie. Ky trend ka krijuar një situatë ku shumë shqiptarë janë bërë gjithnjë e më të varur nga borxhet ndaj bankave.

Çmimet e larta të pronave, kanë bërë që vlera e kredisë së kërkuar për blerje banese të jetë gjithnjë e më e lartë, duke rritur presionin mbi financat e qytetarëve.

Një shqetësim i madh që po rritet në tregun e pasurive të paluajtshme është prania e parave të drogës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave po injektohen në ndërtim dhe blerje pronash, duke çuar në një rritje artificiale të çmimeve dhe duke krijuar një treg të paqëndrueshëm. Ky fluks parash të paligjshme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pronave, duke e bërë edhe më të vështirë për qytetarët e zakonshëm të përballojnë koston e blerjes së një banese.

Si rezultat, bankat duke nuhatur rrezikun a afërt, janë bërë gjithnjë e më skeptike në miratimin e kredive për banesa. Banka e Shqipërisë raporton se standardet e kreditimit për individët janë bërë më të ashpra krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, si një reflektim i shqetësimeve lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësve dhe zhvillimeve të pasigurta në tregun e banesave.

Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, ku bankat kanë paralajmëruar se do të vështirësojnë kushtet e kreditimit jo vetëm për blerje banese, por edhe për kredi konsumatore.

Nëse qytetarët nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre financiare, mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e sistemit bankar. Një numër i madh i kredive të këqija mund të çojë në humbje të konsiderueshme për bankat dhe, potencialisht, në një krizë të besimit në sistemin financiar. Kjo rrit rrezikun e destabilizimit ekonomik, duke shtuar edhe më tej vështirësitë për qytetarët dhe për ekonominë në përgjithësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit