Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 14:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pireut në Greqi. Mësohet se është vrarë me plumb në kokë një 40-vjeçar shqiptar. Shqiptari me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous dhe u qëllua nga një 68-vjeçar.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës. Shqiptari pas ngjarjes u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit