Qendra e Tiranës qelbet nga plehrat/ “Vajmedet, Veliaj e ka mendjen te show i tij politik”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 12:38

Plehrat kanë pushtuar Muzeun Kombëtar në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë. "Tirana qyteti më i pastër në rajon", kështu deklaroi kryebahskiaku Erion Veliaj në nëntor të vitit 2022, por sipas qytetarit kjo nuk është e vërtetë kur sheh rrugët e papastra të Tiranës.

Denoncuesi shkruan se fotot i ka realizuar në orën 13:00, pra në një të drekës dhe zona në fjalë lë për të dëshiruar për turistët që e vizitojnë, pasi plehrat të krijojnë një panoramë aspak të këndshme.

Plehrat kanë pushtuar qendrën e Tiranës, por në periferi, imagjinojeni vetë se si paraqitet situata. Sipas qytetarit kur Veliaj deklaron publikisht se Tiranën është e pastër është show i tij, pasi në të vërtetë kryeqyteti po qelbet në mbeturina dhe askush nuk pyet për pastrimin e saj.

Ndërkohë vlen të theksohet se taksat e qytetarëve në Tiranë shkojnë në 'xhepin' e buxhetit të shtetit, por përsëri kryeqyteti ka një sërë problemesh, përfshirë këtu papastërtinë në lagje, rrugë e sheshe.

Qytetari:

Pershendetje. Kjo foto me pamje plehrash eshte perballe Muzeut Kombetar ne sheshin"Skenderbej" Tirane kryeqyteti i cili sipas njoftimit te Bashkise eshte nder qytetet me te pastra ne Evrope. Fotoja eshte realizuar nga ora 13 e dites. Aty kalojne me dhjetra turiste dhe shohin nje"Shqiperi te paster". Plehra ne qender te Tiranes po ne periferi te saj... Mos e pyet! Keto vetem bejne show Tv dhe per pastrimin e qytetit nuk pyesin.Taksat tona vidhen. Ku po shkojme si komb? Vajmedet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit